Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmeti, Berisha mesazh ngushëllimi presidentit të Indonezisë: Ju ndihmoj me 30 mijë euro
English

Tërmeti, Berisha mesazh ngushëllimi presidentit të Indonezisë: Ju ndihmoj me 30 mijë euro

Tiranë, 4 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono për viktimat e tërmetit të rënë në ishullin e Sumatrës.

"Me hidhërim të thellë mësova lajmin për pasojat tragjike të shkaktuara nga tërmeti i rënë së fundi në ishullin e Sumatrës.

Me këtë rast, dëshiroj që në emër të Qeverisë shqiptare t'ju transmetoj, Shkëlqesi, ngushëllimet e mia më të sinqerta për viktimat e mëdha dhe dëmet kolosale materiale të shkaktuara si pasojë e këtij tërmeti.

Më lejoni t'ju siguroj se në këto momente Qeveria dhe populli shqiptar i gjendet pranë Qeverisë dhe popullit të Republikës së Indonezisë, duke ndarë dhimbjen e thellë që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore dhe t'ju shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave" thuhej në mesazhin e ngushëllimit që Berisha i dërgoi presidentit të Indonezisë.

"Dëshiroj, gjithashtu, t'ju informoj se, duke shpresuar që të lehtësojë sadopak dëmet e kësaj fatkeqësie natyrore që preku vendin tuaj, Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të akorduar një fond simbolik asistence prej 30,000 euro, i cili do të vihet në dispozicion nëpërmjet kanaleve zyrtare" përfundon mesazhin Berisha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE