English

Arrestohet një 23-vjeçar, tentoi të vidhte tre Benz-a brenda një nate

Vlorë, 5 tetor NOA - Tentoi të vidhte tre automjete brenda një nate arrestohet një 23-vjeçar, policia shpall në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Besmir Molla, 23-vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, është arrestuar dje nga policia e Vlorës pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me një tjetër person kanë tentuar të vjedhin tre automjete.

Makinat të tipit "Mercedez-Benz" me targa VL56 53 B në pronësi të shtetasit A. A. VL 42 43 C në pronësi të shtetasit R. M. dhe VL 29 49 C në pronësi të shtetasit T. SH kanë qenë "shënjestrat" e dy të rinjve për tu vjedhur brenda pak orësh/

Por policia ka rënë në gjurmët e tyre duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve ndërsa ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin tjetër.

k.k/NOA
KOMENTE