English

Burra të dhunshëm ndaj grave dhe fëmijëve, 3 kallëzime në policinë e Tiranës

Tiranë, 5 Tetor NOA - Dukuria e burrave të dhunshëm nuk ka mbarim në kryeqytet duke shënuar çdo ditë raste të reja. Orët e fundit, të paktën tre gra kanë guxuar të denoncojnë në polici, njëra prej të cilave, u keqtrajtua bashkë me fëmijët.

Burime nga Komisariati i Policisë Nr. 6 të Tiranës, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se mëngjesin e sotëm, 34-vjeçarja Servete S., banuese në Yzberisht të komunës Kashar, ka denoncuar bashkëshortin e saj 42-vjeçar Zenel S., nga i njëjti vendbanim, si autor të dhunës së vazhdueshme ndaj saj.

"Gruaja e dhunuar, ka bërë kërkesë padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes, bazuar në ligjin për "dhunën në familje", pasi bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj", - i thanë agjencisë NOA, të njëjtat burime policore të cilat shtuan se materialet do t'i kalojnë Gjykatës, për veprime të mëtejshme.

Rasti i dytë i dhunës, kishte përfshirë edhe vënien dorë ndaj fëmijëve. F.S., banuese në Çekrezë, është përballur me dhunë të egër nga i shoqi, Bari S..

Nga hetimet e policisë së Komisariatit ne 6, bëhet e ditur se ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e djeshme kur Bariu ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe ishte sulur duke keqtrajtuar të shoqen dhe fëmijët e tyre.

Një telefonat ë e mbërritur në sallën operative, bëri që një grup policor të shkojë në vendngjarje, duke bërë shoqërimin e të dyshuarit në Komisariat.

Ndërkohë një tjetër rast dhune është denoncuar në policinë e Tiranës, këtë radhë nga A.M.

E dëmtuara, banore në rrugën "Bego Hoxha", tek vendi i quajtur "Dërrasat", i ka treguar policisë se po keqtrajtohej nga bashkëshorti i saj Beqir M.

Në ndihmë të të dhunuarës kanë shkuar forca policore të cilat konstatuan se bashkëshorti i dhunshëm ishte larguar nga vendngjarja, ndaj i sugjeruan gruas së re që të bëjë kallëzim në Komisariat.

e.r/NOA

KOMENTE