Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndotja akustike, gjobiten 30 lokale gjatë fundjavës në Tiranë
English

Ndotja akustike, gjobiten 30 lokale gjatë fundjavës në Tiranë

Tiranë, 5 tetor NOA - Inspektorët e ministrisë së Mjedisit kanë gjobitur jo pak por 30 lokale të cilat kanë shkaktuar ndotje akustike.

Në kuadër të ligjit, "Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis", i cili ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat, duke përcaktuar mënyrën e shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj tyre, përfshirë dhe bezdinë nga zhurma, ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave ndërmori një aksion gjatë kësaj fundjave në lokalet e kryeqytetit.

Nga rezultatet e monitorimit të nivelit të zhurmave dhe kontrollet e ushtruara nga ana e ARM-së Tiranë, aktivitete të ndryshme rezultojnë të krijojnë probleme të ndotjes akustike në mjediset përreth.

Nga ARM-Tiranë në mbështetje nga Policia e Shtetit, Tirane gjatë fundjavës, u kryen kontrolle në lokale që shkaktojnë ndotje akustike dhe prishin qetësinë publike mbas orës 23:00.

Në këto lokale është ushtruar kontroll dhe më parë nga ana e ARM-së, duke i lënë detyrat përkatëse për masat që duhet të marrin për uljen e nivelit të zhurmës dhe pajisjen me lejen mjedisore përkatëse.

Gjatë këtij operacioni, u pezulluan dhe gjobitën një sërë lokalesh për shkelje të ligjit.

Mësohet se janë gjobitur rreth 30 lokale me shume prej 50 mijë lekë të reja.

k.k/NOA

KOMENTE