English

Pas mandatimit nga presidenti, Papandreu nis bisedimet për qeverinë e re

Athinë, 5 tetor NOA-Lideri i PASOK-ut, Jorgos Papandreu, fitues i zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi është mandatuar sot nga presidenti grek, Karolos Papulias për të filluar bisedimet mbi krijimin e kabinetit të ri.

Papulias i kërkoi Papandreut të përmbushë premtimet për ndryshimet rrënjësore dhe reformimin e vendit.

Qeveria e re duhet të jetë gati pas tre ditësh.

"Nevojitet t'i bashkojmë forcat duke marrë parasysh atë që para nesh janë përgjegjësi të mëdha", tha Papandreu gjatë hyrjes në godinën presidenciale.

Ndërkohë, kryeministri i deritanishëm grek, Kostas Karamanlis i dorëzoi dorëheqjen e tij presidentit Papulias.Â

Â

Â

KOMENTE