English

Vjen sot në vendin tonë për një vizitë presidenti çek, Vaçslav Klaus

Tiranë, 5 tetor, NOA - Fillon sot një vizitë dy ditore në vendin tonë Presidenti i Republikës së Çekisë, Vaçslav Klaus.

I ftuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në datat 5-6 tetor 2009, ai do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, homologun Bamir Topi, kryeparlametaren Topalli, kryeministrin Sali Berisha etj. Ndër të tjera, në axhendën e presidentit të Çekisë, Vaçslav Klaus, parashikohet gjithashtu dhe pjesëmarrja në ceremoninë e promovimit të librit të shkruar prej tij "Planeti blu nën vargoj të gjelbër", që do të organizohet nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në kujdesin e posaçëm të drejtorit të këtij instituti, Albert Rrakipi.

Një tjetër moment i rëndësishëm i vizitës zyrtare të presidentit çek në Shqipëri do të jetë edhe pjesëmarrja bashkë me homologun e tij Topi në Forumin e Biznesit shqiptaro-çek.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE