Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Pavarësia e Kosovës shënoi fundin e një padrejtësie të madhe
English

Berisha: Pavarësia e Kosovës shënoi fundin e një padrejtësie të madhe

Prishtinë, 6 tetor NOA - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës ku deklaroi se pavarësia shënoi përfundimin e një prej padrejtësive më të mëdha.

Duke nderuar me këtë rast arkitektin e pavarësisë, presidentin Ibrahim Rugova, Berisha theksoi se jetik për çdo shqiptar është interesi për mos ndryshimin e kufijve në Ballkan, ndërsa vlerësoi se Kosova po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm stabiliteti.

"Pavarësia e Kosovës, shënoi fundin e njërës prej padrejtësive më të mëdha jo vetëm të Ballkanit por të gjithë Evropës ndaj dhe pas rënies së Murit të Berlinit, shpallja e pavarësisë së Kosovës, është ngjarja më e madhe në historinë e lirisë, jo vetëm të kombit shqiptar dhe rajonit, por dhe të mbarë Evropës, pas Luftës së Dytë Botëror' tha në Kuvendin e Kosovës, kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

"Sot, në bindjen time më të thellë, interesi  jetik kombëtar për çdo shqiptar kudo që jeton, është mos ndryshimi dhe respektimi i kufijve aktual ndërkombëtar të rajonit dhe konsolidimi i pavarësisë së Kosovës, nëpërmjet njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të saj dhe të ndërtimit të demokracisë së bazuar në vlerat e tregut, integrimi i Shqipërisë në BE dhe perspektiva e sigurt dhe integrimi Euroatlantik dhe Europian i Republikës së Kosovës, pra është bashkimi ynë në Evropën e bashkuar.

Këto konfirmoj se janë dhe interesat më të mëdha dhe jetike kombëtare të shqiptarëve. Prandaj dhe për Shqipërinë, për Kosovën, integrimi evropian dhe Euroatlantik janë dhe do të mbeten ylli polar, qe ndriçon rrugën e te ardhmes sonë' tha më tej Berisha.

Berisha vlerësoi reformat në një kohë rekord të ndërmarra nga qeveria, Parlamenti, institucionet dhe forcat politike të Kosovës.

"Dua t'u shpreh mirënjohjen e thellë KFOR-it dhe EULEX-it, SHBA dhe vendeve anëtare te NATO-s, vendeve anëtare te BE-së dhe Komisionit Evropian, për kontributin e tyre madhor që japin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë që rrezaton pozitivisht në mbarë rajonin tonë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës po zhvillohen dhe intensifikohen çdo ditë në interesin më të mirë të qytetarëve tanë.

Shqipëria dhe Kosova janë dy vende vëllezër. Ata janë dy vende të ndryshme, por jo, kurrë të huaja për njëri-tjetrin. Ata me një bashkëpunim të gjithanshëm, partneritet vëllazëror, duhet të kapërcejmë pasojat e gjithanshme të ndarjes shekullore, bazuar në proceset dhe standardet më të mira të integrimit Evropian. Shqipëria do ti japë Kosovës te gjithë ndihmën për integrimin e saj ne NATO dhe proceset integruese evropiane.

Unë kam bindje se marrëdhëniet e ngushta midis Shqipërisë dhe Kosovës janë interesi më i mirë i bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë" shtoi Berisha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE