Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jorgos Papandreu krijon qeverinë e re me 16 ministra, 5 prej tyre gra
English

Jorgos Papandreu krijon qeverinë e re me 16 ministra, 5 prej tyre gra

Athinë, 6 tetor NOA-Kryeministri i ri socialist grek, Jorgos Papandreu krijoi sot në mbrëmje një qeveri të karakterizuar nga ardhja e zyrtarëve të rinj socialistë përkrah ministrave të sprovuar e me përvojë.

Përveç postit të kryeministrit, Papandreu do të ketë gjithashtu dhe portofolin e Punëve të Jashtme. Qeverisë së re i shtohen dhe katër ministri të reja: Mjedisi, Energjia dhe Ndryshimet klimaterike, Mbrojtja e Qytetarit (policia dhe mbrojtja civile), Financa dhe Infrastruktura.Kryeministri i ka besuar postin e zëvendëskryeministrit të ngarkuar me koordinimin e çështjeve ekonomike, të mbrojtjes dhe marrëdhëniet e jashtme Theodor Pangalos, ish-ministër i Punëve të Jashtme në qeveritë socialiste. Shefi i qeverisë ka bashkuar në një ministri të madhe Ekonominë, Zhvillimin dhe Marinën Tregtare dhe vendosi në krye të saj Luka Kacélis, 57 vjeçe, titullare e Ekonomisë në kabinetin fantazmë të krijuar nga socialistët pas humbjes së tyre në 2004-n. Papandreu reformoi Ministrinë e Financave dhe ia besoi një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Jorgos Papakonstantinu, deputet evropian. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare iu dha një prej figurave kryesore të PASOK-ut, Evangjelos Venizelos, disa herë ministër në qeveritë e mëparshme socialiste të viteve 1990 dhe 2000, dhe që kërkoi të merrte kreun e PASOK-ut në 2007-n kundër Papandreut. Qeveria e re greke numëron 16 ministra, pesë ndër të cilët gra dhe 20 sekretarë Shteti. Më poshtë vijon përbërja e plotë e qeverisë grek

Kryeministër: Jorgos Papandreu

Zëvendëskryeministër: Theodor Pangalos

Ministër i Brendshëm, Decentralizimit dhe Shoqërisë së informacionit: Janis Ragusis

Ministër i Financave: Jorgos Papakonstantinu

Ministër i Jashtëm: Jorgos Papandreu

Ministër i Mbrojtjes: Evangjelos Venizelos

Ministre e Ekonomisë, Konkurrencës dhe Marinës Tregtare: Luka Kaceli

Ministre e Ambientit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike: Tina Birbilis

Ministre e Arsimit dhe Kulteve: Ana Diamantopulu

Ministër i Infrastrukturës, Transporteve dhe Rrjeteve: Dhimitris Repas

Ministër i Punës dhe Mbrojtjes Sociale: Andreas Loverdhos

Ministre e Shëndetësisë dhe Solidaritetit Social: Mariliza Ksenojanokopulu

Ministre e Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit: Katerina Baxelis

Ministër i Drejtësisë, Transparencës dhe Të drejtave të njeriut: Haris Kastanidhis

Ministër i Mbrojtjes së Qytetarëve: Mihalis Hrisohojdhis

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Pavlos Jerulanos

Ministër i Shtetit: Haris Pampuqis

Sekretar Shteti dhe zëdhënës i qeverisë: Jorgos Petalotis

KOMENTE