Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një rrymë e thellë fitoreje, po përshkon gjithë shoqërinë greke
English

Një rrymë e thellë fitoreje, po përshkon gjithë shoqërinë greke

Socialistët e PASOK-ut dhe kreu i tyre Jorgos Papandreu korrën një fitore triumfale në zgjedhjet parlamentare në Greqi

Nga Niko Anagnosti*

Socialistët e PASOK-ut arritën të fitonin 43.8% të votave dhe 160 vende. Humbësi i madh janë të djathtët e Neodemokracisë, që morën rezultatin më të ulët në historinë e tyre, me 33.8% dhe 92 vende në parlament. Karamanlis, pas 5 vjet qeverisjeje të së djathtës, pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.

Përmbysje, një triumf i vërtetë, që nxori popullin në rrugë

Vetëm me fjalën përmbysje mund të cilësohen ndryshimet, që sollën në skenën politike të Greqisë zgjedhjet e djeshme parlamentare. Jorgos Papandreu dhe partia e tij PASOK duke marrë 43.8 % të votave, ose 160 deputetë nuk shënuan thjesht një fitore, siç ishte parashikuar, por një triumf të vërtetë, që nxori popullin në rrugë si më 18 tetor të vitit 1981, kur socialistët e babait të tij korrnin fitoren e parë të madhe me 13% diferencë mbi të djathtën. "Na frymëzojnë vlerat dhe betejat e traditës sonë... do t'ia dalim mbanë. Shkojmë." ishin fjalët e para plot emocion të kryeministrit të ri grek para lumit të manifestuesve, që me zi e përshkoi për të arritur në pallatin e Zhapës për deklaratën e tij të dytë dhe më zyrtare. "Sot ndryshojmë kurs për Greqinë dhe jetën tonë" theksoi Papandreu, i cili duke kujtuar angazhimet e tij tha se "duhet punë e madhe" dhe u drejtoi apel të gjithë grekëve për një "shoqëri të drejtë dhe progresi" me "busull të vetme qytetarin".

Rekord i një dinastie politike familjare

Jorgos Papandreu është Papandreu i tretë, pas gjyshit dhe babait të tij, që bëhet kryeministër brenda 50 vjetësh, duke i falur, siç theksojnë analistët, dinastisë politike të familjes së tij një botëror. "Sot arrin një fitore triumfale, që përbën dhe një përligjje personale" thotë drejtori i gazetës më të madhe greke "Ta Nea" Pandelis Kapsis duke kujtuar se para dy vjetësh, i mundur për të dytën herë nga Karamanlis, vihej në dyshim për aftësitë e tij dhe nga kuadro të vetë PASOK-ut. Vlerat e fitores së tij dalin akoma më në pah, po të kemi parasysh, se vjen në një kohë që socialdemokracia evropiane ndodhet në tërheqje të plotë para forcave konservatore, që dominojnë hartën politike të kontinentit tonë.

Kreu i së djathtës Kostas Karamanlis, jep dorëheqjen si kryetar i Nea Demokracisë

Kampi tjetër, ai i së djathtës, shënoi rezultatin më të ulët në historinë e tij, me 33, 8% dhe së bashku me humbjen e thellë humbi edhe kreun e partisë Kostas Karamanlis, "kartën e fortë" të Neodemokracisë, që nuk kalon thjesht në opozitë, por me sa duket hyn edhe në një fazë "krize të brendshme". "Një është rruga e përgjegjshme dhe e ndershme për mua: Marr përsipër përgjegjësinë e rezultatit dhe nis procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Demokracisë së Re" deklaroi Karamanlis, gjë që sipas statutit do të bëhet nga kongresi brenda muajit. Akti i Karamanlisit, që mbetet ndërkohë deputet, nga analistët u vlerësua si i pritshëm dhe nga pasuesit e tij të mundshëm, midis tyre ministria e jashtme Bakojani dhe ministri i kulturës Samaras, si luajal.Â

Fituesi tjetër i madh pas Papandreut u tregua edhe një herë për më se tri dekada e gjysëm sistemi dypartiak, i cili nuk mundi të ndiqej nga partitë e vogla: Ekologjistët mbetën jashtë, e majta erdhi e pesta me 13 deputetë, komunistët me 21 deputetë ruajtën vendin e tretë, por humben edhe ata një pjesë të votave dhe vetëm Alarmi Ortodoks Popullor me 15 deputetë ishte fituesi i vërtetë. "Do të jemi në thelb opozita esenciale ndaj PASOK-ut", deklaroi kreu i saj Karaxhaferis, i cili nuk harroi të sëmbojë edhe të majtën, që humbi 20% të elektoratit të saj të zgjedhjeve të 2007-ës.

Imigrantët u bënë pjesë e manifestimeve të fitores së PASOK-ut

Duke fituar thellë akoma edhe në bastione të së djathtës duket qartë se Papandreu krijoi një rrymë të thellë fitoreje, që përshkon gjithë shoqërinë greke, përfshirë akoma edhe imigrantët, që u bënë pjesë e manifestimeve të fitores. Por tani duhen përligjur aspiratat e tyre dhe sfidat janë konkrete dhe kanë emër: borxhi, që arrin në 260 miliardë euro, papunësia, që zyrtarisht është 9 % dhe realisht 15%, ekonomia në gjendje shoku, korrupsioni në apogjeun e tij dhe sindikatat gati për të zbritur në rrugë. "Në qoftë se do të jemi ata, siç kemi vendosur të jemi, guximtarë dhe reformatorë me pesë projektligjet, që kemi premtuar të kryejmë edhe ndryshimet institucionale në sistemin tonë politik edhe tregjet do të tregojnë besim të ne edhe populli do të na kuptojë" thotë Mihalis Hrisohoidhis, nga kuadrot më në zë të PASOK-ut.

Kalimi pa vonesë nga fjalët tek veprat, me programin fillimisht "100 ditësh" të tipit Obama, por edhe skemën e parashpallur qeveritare, është e vetmja rrugë, që entuziazmi i elektoratit të mos kthehet në zhgënjim dhe revoltë. Në rast të kundërt historia do të përsëritet dhe bile shumë shpejt, sipas analistëve, dhe fituesit mund të shijojnë shumë shpejt një humbje ndoshta dhe më të thellë se të kundërshtarëve të tyre.

(*) Deutsche Welle

KOMENTE