Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Propozimi i Topallit: Kuvendi të mblidhet vetëm një herë në javë dhe jo më dy
English

Propozimi i Topallit: Kuvendi të mblidhet vetëm një herë në javë dhe jo më dy

Tiranë, 6 tetor, NOA - Parlamenti tani e tutje të mblidhet vetëm një herë në javë dhe jo dy, siç ka qenë e aplikuar në legjislaturat e deritanishme.

Ky është propozimi më i fundit, i shprehur nga kryeparlamentarja Topalli në seancën e fundit plenare, për të cilin ka nisur puna sot mbi zyrtarizimin e tij duke kaluar procedurat e nevojshme.

"Konferenca e kryetarëve ka vendosur që të mos zhvillohen më seanca plenare pasditen e së hënës por parlamenti të mblidhet vetëm ditën e enjte", u ka komunikuar kryeparlamentarja deputetëve, ndërsa pritet që ky propozim të bëhet realitet së shpejti.

Propozimi i saj u bazua në faktin që komisioneve duhet t'iu lihet më shumë kohë në dispozicion që të punojnë për projektligjet dhe jo ata të detyrohen të paraqiten para kohe të përshpejtuara në seanca plenare, vetëm se mbërrin radha e tyre me nga dy herë në javë.

KOMENTE