Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia në Siçili, Berisha ngushëllon kryeministrin italian Silvio Berluskoni
English

Tragjedia në Siçili, Berisha ngushëllon kryeministrin italian Silvio Berluskoni

Tiranë, 6 tetor NOA-Kryeministri Berisha i ka dërguar mesazh ngushëllimi homologut të tij italian, Silvio Berluskoni, për pasojat e fatkeqësisë natyrore, të shkaktuar nga reshjet e jashtëzakonshme dhe shkarjet masive të terrenit në rajonin e Mesinës.

"Më lejoni që në këtë çast dhimbjeje të ndaj me Ju, qeverinë dhe kombin mik italian, hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore dhe t'Ju shpreh, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, por edhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor, për këtë humbje të madhe, për familjet e viktimave dhe kombin tuaj dhe lutjen tonë, që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e amshuar", thuhet në mesazhin e Berishës.

KOMENTE