English

Vasili: Mjekët e paaftë dhe të patrajnuar do të largohen nga puna

Tiranë, 6 tetor NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili është shprehur i sigurt se në spitale ka mjekë të paaftë dhe të patrajtuar ndaj dhe kush nuk plotëson kriteret do të largohet nga puna.

Deklarata e kreut të Shëndetësisë erdhi gjatë një tryeze të rrumbullakët për diskutimin e draft-strategjisë mbi certifikimin e mjekëve.

Gjatë mbledhjes ai vuri theksin te mjekët e paaftë të cilët duhen zbuluar dhe më pas larguar nga bluzat e bardha.

Ai kërkoi kualifikim si të detyrueshëm në pjesën e kontratave të punës të cilat tashmë do të jenë në mënyrë ligjore dhe tërë ato që nuk do të plotësojnë këtë pjesë certifikimi të dijeve do të shkohet më tej me ndërprerjen e kontratave dhe hapjen e vendit për mjekët e kualifikuar.

"Është një sistem vlerësimi kompleks dhe jo vetëm me një element, por që në fund na thotë qartë që ky mjek e ka kualitetin e duhur për të shërbyer apo nuk e ka" tha Vasili. Mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, kushdo që punon në sistemin shëndetësor shqiptar do t'i nënshtrohen sistem vlerësimi.

"Sado që të përmirësojmë infrastrukturën, problem do të mbeten mjekët e paaftë. Pas kontratave me ISKSH-në do të jetë e detyrueshme kualifikimi i tyre" tha më tej ministri i Shëndetësisë.

k.k/NOA

KOMENTE