Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidentohet Xhim Belushi, aktori me origjinë shqiptare tani jashtë rrezikut
English

Aksidentohet Xhim Belushi, aktori me origjinë shqiptare tani jashtë rrezikut

Kaliforni, 7 tetor, NOA - Aktori me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ka pësuar një aksident me avionin e tij provat mëngjesin e sotëm.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, sipas të cilave, Belushi është aksidentuar ndërsa avioni i tij po kryente uljen në pistën e zbritjes.

Sipas të dhënave paraprake, ai tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe se nuk ka dëmtime serioze, por gjithsesi paniku ka qenë i madh për jetën e aktorit të njohur.

Policia bën të ditur nga vendngjarja se është duke hetuar ndërkaq, shkaqet e mundshme që kanë çuar në aksidentin e avionit të aktorit, ndaj të cilit shqiptarët ushqejnë një admirim të madh, për shkak të origjinës së tij shqiptare.

n.e/NOA

KOMENTE