English

Berisha takohet me krerë partish në Kosovë, Daci, Pacolli, Haradinaj

Prishtinë, 7 tetor, NOA - Gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë, përveçse takimeve me përfaqësues të lartë të shteti, kryeministri Berisha ka takuar edhe kryetarë të tre partive politike.

Gjatë takimeve me Nexhat Dacin, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe Bexhet Pacollin, kryetar i Partisë Aleanca e Re për Kosovën, Berisha shprehu vlerësimin e tij më të madh për rolin dhe për kontributin e tyre si në procesin e pavarësisë së Kosovës, ashtu dhe në ndërtimin e vlerave dhe të standardeve demokratike në Kosovë.

Por ata u ndalën edhe në bisedimet për procesin zgjedhor, ku Berisha theksoi se opozita ka si të drejtë më parësore të kërkojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe garantoi se për sa kohë ai do të ishte në pushtet do t'i njohë opozitës këtë të drejtë të shenjtë.

Ndërsa në takimin me kryetarin e partisë "Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës", Ramush Haradinaj, të dy kanë theksuar kontributin mes njëri-tjetrit, të dhënë për pavarësinë e Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE