English

EULEX-Serbi, diskutojnë implementimin e protokollit për bashkëpunim policor

Beograd, 7 tetor, NOA - Misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, do të mbajë sot në Beograd një takim me autoritetet serbe, mbi implementimin e protokollit për bashkëpunim policor.

Ky protokoll u nënshkrua në datën 11 shtator dhe u shoqërua me një kontestim të madh nga ana e palës kosovare, e cila e konsideroi atë si një akt që binte në kundërshtim me pavarësinë e institucioneve të saj.

Por nga ana e tyre, zyrtarët e EULEX-it e mbrojtën atë duke thënë se ai ishte në shërbim të interesave të Kosovës.

Në misionin evropian për sundimin e ligjit, ndërkaq, insistojnë se protokolli ka për synim sforcimin e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit.

Sa i përket vënies në përdorim, sipas tyre, "protokolli për bashkëpunim policor me Beogradin është aktiv, meqë është nënshkruar nga të dyja palët, por nuk është përdorur deri më tani".

n.e/NOA

KOMENTE