Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata rrëzon kërkesën e veçimit të ushtarakëve nga çështja Gërdeci
English

Gjykata rrëzon kërkesën e veçimit të ushtarakëve nga çështja "Gërdeci"

Tiranë, 7 tetor, NOA - Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar që të ndajë të pandehurit e çështjes "Gërdeci" mes tyre.

Në seancën e ditës së sotme, ajo ka komunikuar hedhjen poshtë të kërkesës së paraqitur nga ushtarakët e përfshirë në këtë proces, që të ndahen nga të pandehurit e tjerë të akuzuar.

Në këtë mënyrë, i bie që tragjedia e Gërdecit, të vijojë gjykimin e saj me një grup të pandehurish prej 28 personash, më i madhi ky ndonjëerë në historinë e gjyqësorit shqiptar.

Në fakt, ata kanë mbetur 28 pasi ministri Fatmir Mediu u nda nga çështja në fjalë, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE