Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, Berisha zhvillon homazhe në memorialin e heroit Adem Jashari
English

Kosovë, Berisha zhvillon homazhe në memorialin e heroit Adem Jashari

Prishtinë, 7 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha e nisi ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë me vizitën në Prekaz, ku zhvilloi homazhe në memorialin e dëshmorit dhe heroit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit.

Berisha shoqërohej nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe autoritete të tjera të larta.

"Populli shqiptar është kombi i sakrificave më të mëdha.

Asnjë komb tjetër nuk ka bërë sakrificat e shqiptarëve për liri e dinjitet, por në sakrificën shqiptare në kohëra do të thosha se Prekazi përbën panteonin e sakrificës së kombit shqiptar.

Adem Jashari, familja e tij përbën kurorën e përjetshme të kësaj sakrifice në historinë e luftërave dhe përpjekjeve tona, të cilat kanë qenë të panumërta e të vazhdueshme.

Asnjë njeri nuk sakrifikoi për vendin, për dinjitetin, për kombin sa heroi, tribuni legjendar Adem Jashari, i cili ra për të fituar pavdekësinë me të gjithë familjen e tij dhe e shndërroi Prekazin për ditë të tëra në një Krujë të vërtetë. Shqiptarët do të nderojnë gjithnjë e më shumë tribunin legjendar Adem Jashari" u shpreh Berisha pas homazheve.

Më pas, Kryeministri Berisha iu drejtua shtëpisë së Adem Jasharit dhe u takua me familjarë të tij, të cilëve u shprehu mirënjohjen dhe nderimin për sakrificën sublime të kësaj familjeje.

"Asgjë nuk keni ne më frymëzuese se Prekazi, Krujën e dytë të shqiptarëve. U preka shumë, sepse ju i patë ata fëmijë.

Ata kanë lindur të gjithë pas luftës, të gjithë kanë marrë emrat e martirëve të familjes Jashari, por, sërish, shndërrimi i ëndrrës dhe sakrificës së tyre në realitet është jetësimi më i madh për këtë familje, për tribunin legjendar dhe mbarë shqiptarët. Edhe një herë dua t'i shpreh nderimin tim më të madh familjes Jashari, të përulem para tribunit legjendar Adem Jashari, të gjithë anëtarëve të familjes së tij që u flijuan për të mos u dorëzuar për flamurin dhe dinjitetin e Kosovës e të gjithë shqiptarëve" tha Berisha. Gjithashtu, Kryeministri Berisha bëri homazhe edhe në varrin e heroit Shaban Paluzha. Â

k.k/NOA

KOMENTE