Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liberalizimi i vizave, statusi kandidat i Shqipërisë, në axhendën e BE më 9 tetor
English

Liberalizimi i vizave, statusi kandidat i Shqipërisë, në axhendën e BE më 9 tetor

Bruksel, 7 tetor NOA-Suedia përfshiu në axhendën e diskutimit të përfaqësuesve të përhershëm të anëtarëve të BE, kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.

Mësohet se përveç Gjermanisë, edhe Holanda shprehu rezerva që aplikimi të shqyrtohet përpara publikimit të progresit nga ana e Komisionit Evropian.

Shqyrtimi i aplikimit të Shqipërisë për statusin kandidat përfshihet për herë të parë nga Presidenca Suedeze në axhendën e diskutimeve të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas axhendës, nëse vendet anëtare bien dakord paraprakisht për t'i dhënë mandat Komisionit që të nis përgatitjen e opinionit mbi kandidaturën e Shqipërisë, ky vendim do të bëhet publik në 9 tetor, si pikë A, pa diskutime, në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Transporteve.

KOMENTE