English

Skandali i Enciklopedisë, Akademia e Shkupit shkarkon redaksinë që botoi librin

Shkup, 7 tetor NOA-Akademia e Shkencave të Shkupit ka shkarkuar sot redaksinë që botoi Enciklopedinë, librin që shkaktoi debate dhe rrezikoi marrëdhëniet etnike në Maqedoni duke fyer rëndë identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Akademia në një komunikatë për mediat thotë se ajo gjithashtu distancohet edhe nga pjesët e saj që kanë të bëjnë me "historinë dhe marrëdhëniet shoqërore, si dhe për pjesët që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë."

Për ta ishte e papranueshme që shqiptarët të përshkruheshin me epitete ofenduese, që thuhej se janë njerëz mali, se kanë ardhur në shekullin e 16-të duke ushtruar dhunë ndaj popullsisë maqedonase, si dhe për shtrembërimet për figurat si Nënë Tereza apo Skënderbeu.

Redaksia e Enciklopedisë Maqedonase, asnjëherë nuk pranoi plotësisht se kishte bërë lëshime.

KOMENTE