Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi Meta-Jeremiç: Kemi diferenca politike po na bashkon vizioni për në BE
English

Takimi Meta-Jeremiç: Kemi diferenca politike po na bashkon vizioni për në BE

grupit të Vishegradit, ministri i jashtëm Ilir Meta dhe homologu i tij serb, Vuk Jeremiç kanë rënë së bashku dakord për avancimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, etj.

Meta dhe Jeremiç ranë dakord për të plotësuar sa më shpejt kuadrin ligjor të marrëdhënieve dypalëshe si një domosdoshmëri për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe në drejtime të tjera.

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Serbisë u vlerësua nga dy homologët si i një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

"Sigurisht që ne nuk jemi dakord për gjithçka, por ne jemi dakord të punojmë ngushtë me njëri -tjetrin, në kuadrin evropian dhe të demonstrojmë tek popujt tanë dhe tek Bashkimi Evropian se do të kemi përparim shumë domethënës që do të jetë në interes të gjithë rajonit, ku të dy vendet tona kanë rol të rëndësishëm për të luajtur", u shpreh Meta.

Lidhur me çështjen e Kosovës, Meta u shpreh se, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të të dyja vendeve për këtë çështje, e ardhmja e Kosovës, është një e ardhme e sigurt evropiane si për të gjithë rajonin tonë.

Ndërsa ministri i jashtëm serb, Jeremiç deklaroi se mes dy vendeve ka çështje të hapura të cilat asnjeri nga ne nuk po përpiqet ti minimizoje apo injorojë, këto çështje që ekzistojnë.

"Ne po trajtojmë këto çështje, do të thosha me maturi.

Ajo që është e mundshme sipas mendimit tim pas këtij takimi është se ne po punojmë Â ashtu siç nuk kemi punuar në të kaluarën, të njohim pikëpamjet tona, të trajtojmë çështjet praktike, që ekonomia të mos vuajë për arsye të diferencave tona politike", tha Jeremiç.

Â

KOMENTE