Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Hekurudhë me Kosovën, tani s'ka fonde por do ndërtohet mandatin tjetër
English

Berisha: Hekurudhë me Kosovën, tani s'ka fonde por do ndërtohet mandatin tjetër

Tiranë, 8 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha informoi sot anëtarët e qeverisë në lidhje me vizitën zyrtare dy ditore në Kosovë.

Kreu i qeverisë bëri një përmbledhje të agjendës së takimeve dhe rezultateve të saj, projekteve konkrete të bashkëpunimit dhe pritjen që populli i Kosovës dhe institucionet e saj i rezervuan.

"Unë dua të informoj qeverinë lidhur me vizitën dy ditore në Kosovë. Nuk ka vend tjetër në botë, ku unë shkoj më me kënaqësi se në këtë vend.

Këtë herë m'u krijua përshtypja se po udhëtoja një mrekulli shqiptare dhe jo vetëm. Kisha kënaqësinë e madhe të gjej në Kosovë vlerat e mëdha të krijuara nga kombi shqiptar dhe shtyllat solide për të ardhmen e Kosovës, që populli, qeveria dhe shteti i ri i Kosovës kanë vendosur në një kohë të shkurtër 20 mujore" u shpreh Berisha para vartësve të tij.

"Me Kryeministrin Thaçi ramë dakord të punojmë intensivisht për finalizimin e një kuadri të plotë bashkëpunimi më të gjerë, rreth standardeve më të mira evropiane. Â Ky bashkëpunim do të shtrihet në të gjitha fushat pa përjashtim' tha Berisha.

Berisha i kërkoi ministrit të Punëve Publike të ndërmarrësh menjëherë e të përzgjedhë kompaninë e konsulencës për të bërë fizibilitetin për hekurudhën.

"Hekurudha me Kosovën është lidhja më me interes për portet shqiptare, sepse lidhet me Serbinë dhe ecën drejt Europës Qendrore.

Ne e kemi lidhjen hekurudhore me Malin e Zi, do ta plotësojmë edhe me Maqedoninë, e cila do të përbëjë një lidhje lindore shumë të rëndësishme. Ne do ta finalizojmë këtë lidhje në 3-4 kilometrat që kanë mbetur dhe do t'i shtrimë shinat deri në kufi.

Sikundër edhe Maqedonia do të ndërtoi pjesën e saj, që është më e gjatë.

Por lidhja hekurudhore me Kosovën ka rëndësi të jashtëzakonshme, në veçanti pas ndërtimit të portit të Vlorës, i cili për eficencën e tij të plotë kërkon lidhjet më të fuqishme hekurudhore me rajonin, me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë" tha Berisha.

Sipas Berishës ndërtimi i saj nuk mund të fillojë gjatë këtij mandati, por të jetë gati për mandatin tjetër.

k.k/NOA

KOMENTE