English

Berisha merr dhuratë punimin në dru, të Kullës së tij të lindjes në Tropojë

Tiranë, 8 tetor NOA - Kryeministri Sali Berisha ka marrë një dhuratë të veçantë që nuk e priste, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij për Kosovën.

Dhurata surprizë, ishte punimi në miniaturë  i kullës së tij të lindjes e gdhendur në dru. Kjo dhuratë  e veçantë për Kryeministrin Berisha u punua nga Mustafë Zenel Lokaj, nga Deçani i Kosovës me profesion gdhendës.

Zoti Lokaj shquhet për punimet e tij në miniaturë kryesisht të objekteve të rëndësishme kulturore dhe historike të kombit shqiptar.

Gjithsesi, dhurata nuk ka ardhur nga vendlindja e tij Tropoja, por gjatë vizitës në qytetin e Prizrenit

Për të krijuar këtë vepër arti, zoti Lokaj ka vizituar disa herë kullën e familjes së kryeministrit Berisha  në Tropojë dhe ka biseduar me banorët për ta bërë sa më reale pamjen e saj të dikurshme.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha, duke e falënderuar zotin Lokaj për punën e mrekullueshme, u shpreh i emocionuar për këtë dhuratë të veçantë e cila do të mbetej një kujtim i bukur, i mirënjohjes dhe respektit të qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Berisha u shpreh i impresionuar për përshkrimin në detaje të Kullës së familjes së tij dhe tha se do ta mbante atë, në shenje mirënjohje dhe vlerësimi për veprën, në një vend ku ai punonte dhe qëndronte më shumë.

"Kjo është shtëpia e fëmijërisë sime, të cilën unë e dua shumë. Ju falënderoj nga zemra për këtë punë të jashtëzakonshme", u shpreh kryeministri.

e.r/NOA

KOMENTE