English

Berisha takohet me ministrin e Jashtëm të Austrisë: Mbështetje Shqipërisë për në BE

Tiranë, 8 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger.

Ministri Spindelegger e garantoi Kryeministrin Berisha se Austria do ta mbështesë Shqipërinë në hapat e mëtejshëm të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian si përsa i përket shqyrtimit të aplikimit për anëtarësinë dhe statusin e kandidatit, ashtu edhe përsa i përket liberalizmit të vizave.Â

Kryeministri Berisha, theksoi se qeveria shqiptare e ka parë gjithmonë procesin e integrimit në BE dhe stadet e tij si një proces të bazuar mbi performancën dhe është tërësisht e përkushtuar dhe po punon për përmbushjen e të gjitha standardeve dhe kritereve që qytetarët shqiptarë të lëvizin pa viza në hapësirën evropiane dhe të shohin vendin e tyre sa më parë anëtar të BE-së.

Në takim u diskutuan gjithashtu për reformat dhe arritjet e qeverisë në shumë fusha dhe angazhimi i dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh, në veçanti në fushën ekonomike dhe tërheqjen e investitorëve austriakë në Shqipëri.

k.k/NOA

KOMENTE