Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush është Herta Muller, minoritarja gjermane që fitoi çmimin Nobel për letërsi
English

Kush është Herta Muller, minoritarja gjermane që fitoi çmimin Nobel për letërsi

Tiranë, 8 Tetor NOA - Ka qenë pjesë e minoritetet gjerman në Rumani dhe ka përshkruar "detaje të jetës së përditshme në një diktaturë stanjuese.

Një nga autoret më të njohura bashkëkohore gjermano-rumune, Herta Muller ka fituar çmimin Nobel për letërsi për vitin 2009, lajmi u dha sot nga autoritetet.

Vitin e kaluar Çmimin Nobel në letërsi e mori autori francez Jean-Marie Gustave Le Clézio.Â

Shpalljen e fituesit sot në Stokholm e bëri Peter Englund nga Akademia Suedeze.

"Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2009 i jepet shkrimtares gjermane, Herta Muller, e cila me përqendrimin poetik dhe sinqeritetin e prozës, i përshkruan pamjet e të shpronësuarve", - tha Peter Englund. Aktualisht 56 vjeçare, shkrimtarja Muller, në arsyetimin e dhënies së çmimit Nobel, shkruan se librat e saj paraqesin "detaje të jetës së përditshme në një diktaturë stanjuese.

Juria vlerësoi gjuhën fantastike dhe plot shprehje të autores. Herta Myller ka vërtet një histori për të treguar.

Kurse evidentoi se shkrimtarja është rritur mes pakicës gjermane në Rumaninë diktatoriale.

Muller është lindur më 17 gusht 1953 në Nitzkydorf, të Banatit gjermanofolës dhe ka mësuar rumanisht vetëm kur ishte 15 vjeç.

Në vitin 1987 ajo erdhi në Gjermaninë Perëndimore, dhe sot jeton në Berlin. Libri i saj i parë "Ultësira" u botua në Rumani në vitin 1982 në version të censuruar.

Në librin "Lëkundje frymëmarrje" ajo përshkruan jetën e përditshme në kooperativat sovjetike, gulag.

e.r/NOA

KOMENTE