Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Më lejoni të fitoj, nëse nuk fitoj, më lejoni të konkurroj!
English

Më lejoni të fitoj, nëse nuk fitoj, më lejoni të konkurroj!

Nuk ka shumë rëndësi se kush fiton, e rëndësishme është që merrni pjesë në garë. Kjo është edhe deviza e lëvizjes speciale olimpike. Më lejoni të fitoj, nëse nuk fitoj, më lejoni të konkurroj!

Nga Bamir Topi

President i Republikës* Mesa duket emocionet përsëriten gjithnjë e më fort. Në mos gaboj, një vit më parë duke dëgjuar zërin emocionues të profesor Bellovës konstatova tek ai që ky aktivitet po realizohet me shumë shpirt, me shumë emocion. E kam thënë dhe vjet, e kemi dëgjuar zotin Bellova, profesorin tonë të nderuar, mikun tonë të dashur me vite e vite me radhë në mikrofonin e Radio Tiranës, një zë i rrjedhshëm, një zë i fortë, por besoj asnjëherë nuk e kemi dëgjuar këtë zë të dridhet nga emocionet. Ky është tregues i një shpirti të madh, i një shpirti të ndjeshëm, i një shpirti të fortë, i cili kërkon të transmetojë tek ju pikërisht atë mesazh të madh që jep kjo ditë. Unë të radhë të parë dëshiroj t'ju falënderoj të dashur fëmijë! Sot ne do të ndezim pishtarin dhe jam i bindur që pishtarin nuk e ndez as unë, as zotërinjtë që janë këtu sipër. Pishtarin e ndez zjarri juaj, vullneti juaj e mban gjallë dhe të ndezur shpirti juaj. Kështu që unë ju falënderoj nga zemra që merrni pjesë në këtë aktivitet, sepse ky aktivitet përtej konkurrimit sportiv ka një gjë shumë të madhe, pjesëmarrjen dhe për këtë ju falënderoj dhe ju uroj gjithë të mirat në këtë garë të bukur! Natyrisht që këto aktivitete kanë simbolikën e tyre, por brenda kësaj gare, brenda kësaj pjesëmarrjeje ne duhet të inkurajojmë prindërit në mënyrë të veçantë, kujdestarët të cilët këtë "problem" nuk e kanë mbajtur të mbyllur në ambientet e shtëpisë, por e kanë nxjerrë në ambientin shoqëror, sepse është ky ambient, janë pikërisht institucionet, janë pikërisht njerëzit e ndjeshëm të shoqërisë që u japin kurajë këtyre fëmijëve për ta parë jetën njësoj si gjithë të tjerët. Por jam i bindur ato eksperienca që kanë lindur në vendet e tjera, në shtetet e përparuara, fillimisht në SHBA janë përqafuar dhe nga shtete të tjera në Evropë e në botë dhe së fundi në Shqipëri, bëjnë të mundur që prindërit, mësuesit të jenë interlokutorë jo vetëm në shoqata, por dhe në institucionet e shtetit që këta fëmijë të trajtohen në mënyrë profesionale, në mënyrë të kulturuar që të bëhen pjesë e rëndësishme e jetës së familjes së tyre, por edhe e shoqërisë. Unë falënderoj padyshim Kompaninë ‘Vodafone' që i ka dhënë një mbështetje të vazhdueshme këtij aktiviteti, falënderoj institucionet, i falënderoj të gjithë për pjesëmarrjen! Kam lexuar edhe unë në funksion të kësaj pjesëmarrjeje Lojrat e Shangait demonstruan një kompeticion në nivel ndërkombëtar me pjesëmarrjen e personaliteteve të ndryshme dhe besoj është proverbiale thënia e aktorit me famë botërore Shvarceneger, i cili vjen vërtetë nga bota e artit, por sot është njeri i politikës, është personi që drejton një nga shtetet më të rëndësishëm të SHBA-ve, i cili është marrë shumë me filmin me aksion. Ai u shpreh që ka marrë pjesë në shumë filma me aksion, por ‘emocionet e veçanta dhe aksionin që demonstron kjo garë Olimpike më ka lënë mbresa ta pashlyera si asnjëherë tjetër në jetën time'. Kjo do të thotë që ju vërtetë na ngjallni emocion, na mbushni me emocion, na mbushni me shpresë që do jeni qytetarë të denjë të shoqërisë së re që ne ndërtojmë. Edhe një herë urimet më të mira, suksese, dalshi faqebardhë! Nuk ka shumë rëndësi se kush fiton, e rëndësishme është që merrni pjesë në garë. Kjo është edhe deviza e lëvizjes speciale olimpike. Më lejoni të fitoj, nëse nuk fitoj, më lejoni të konkurroj!

(*) Fjala e mbajtur në Lojërat Olimpike Speciale 2009Â

KOMENTE