Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët në protestë te Kryeministria: Duam barazi sociale, nuk gënjehemi
English

Minatorët në protestë te Kryeministria: Duam barazi sociale, nuk gënjehemi

Tiranë, 8 tetor, NOA - Minatorë nga i gjithë vendi janë grumbulluar paraditen e sotme para mjediseve të Kryesisë së Kuvendit dhe të Kryeministrisë për të protestuar kundër projektligjit të hartuar së fundmi nga qeveria për moshën e daljes së tyre në pension.

"Duam barazi sociale. Qeveria të na dëgjojë. Nuk gënjehemi më", kanë qenë disa nga thirrjet që ata kanë hedhur para dy godinave të rëndësishme shtetërore, në shenjë proteste.

Nga ana tjetër, me ta janë bashkuar edhe përfaqësues të sindikatave, të cilët i kanë mbështetur minatorët në kërkesat e tyre.

Vetëm para pak ditësh u bë publik projekti i qeverisë, sipas të cilit minatorët do të dalin në pension tani e tutje në moshën 60 vjeç.

Por ndërsa qeveria mendon se e ka bërë punën e saj duke u ulur 5 vjet nga mosha e deritanishme e daljes në pension, minatorët duken të pakënaqur dhe kërkojnë ulje të tjera, si edhe rritje të masës së pensionit të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE