Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSSH kundërshton ERE: Humbjet janë 3 % më të larta sa deklarohen zyrtarisht
English

OSSH kundërshton ERE: Humbjet janë 3 % më të larta sa deklarohen zyrtarisht

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 8 tetor NOA-Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë i kërkon Entit Rregullator që të pranojë se niveli i humbjeve në rrjet është 35.7 %, çka do të thotë 3 % më i lartë se ai zyrtar.

Pronarët e rinj çek thonë se këtë rezultat e kanë nxjerrë të gjitha verifikimet e kryera nga kompania private e Auditit Artur D Little.

Por nëse pranohet se humbjet në rrjet janë më të mëdha, atëherë edhe rritja e çmimit të energjisë do te jetë më e lartë. Enti Rregullator ka dëgjuar në një seancë raportin e konstatuar nga kompania audituese.

Sipas Bujar Nepravishtës kryetar i Entit Rregullatorë në fund të muajit dhjetorë 2008 humbjet në rrjet ishin 32.7 %.

Por pronarët çek kontraktuan një kompani të huja të pavarur për të bërë matjet reale të cilat rezultuan 3 % më të larta.

Përfaqësuesi i kompanisë që ka bërë auditimin pohon se një nga problemet kryesore të vërejtura është abuzimi me faturimin e energjisë elektrike.

"Pas testimit ne kemi gjetur mangësi të mëdha në sistemin e faturimit të energjisë. Kemi konstatuar shume gabime, ka pasur shumë mbi faturime por edhe fatura aforfe të paargumentuara.

Ky sistem nuk ka qenë i menaxhuar mirë, ndaj ne mendojmë dhe argumentojmë se niveli I humbjeve është 35.7 %"- thotë Jakub Minarik, përfaqësues i Artur D Little.

Por Enti Rregullator do të japë përgjigjen përfundimtare pas një jave në se do të pranojë ose jo këtë nivel humbjesh.

Megjithatë burime pranë këtij institucioni pohojnë se shifra prej 35.7% duket e ekzagjeruar.

KOMENTE