Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian : Mos t'i hedhim benzinë zjarrit
English

"Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian": Mos t'i hedhim benzinë zjarrit

Tiranë, 9 tetor, NOA - Partia "Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian" ka reaguar përmes një deklarate për shtyp mbi enciklopedinë maqedonase, duke deklaruar se çdo enciklopedi apo tekst historie e popujve të Ballkanit duhet të zhvishet nga vlerësime dhe opinione të njëanshme që cënojnë bashkëjetesën paqësore midis tyre si brenda një shteti, edhe midis shteteve.

"Partia jonë mbështet qëndrimin e matur të qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase lidhur me enciklopedinë maqedonase. Por shprehim keqardhjen tonë për qëndrime ekstremiste të ndonjë politikani opozitar nga të dy vendet, të cilët si dhe në raste

të tjera, u përpoqën t'i hidhnin benzinë debatit të ndezur, vetëm për përftime politike", thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Duke shtuar më pas se thirrjet për djegie flamujsh dhe ekstreme të tjera, tregojnë veçse papërgjegjshmëri dhe nivel të ulët kulturor e human.

"Gabimet" për të cilat kritikohet Akademia e Shkencave Maqedonase mund të qjenden dhe në tekstet e historisë së Shqipërisë, bile dhe në botimin e fundit të Fjalorit

Enciklopedik të Akademisë sëe Shkencave Shqiptare", shton më tej kjo deklaratë, duke përfunduar me qëndrimin se në situata të tilla, ka veç nevojë për tolerancë, bashkëpunim dhe mirëkuptim për të ndrequr gabimet e mundshme që krijohen.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE