English

Berisha i bën thirrje Ramës: Ke shansin të kontribuosh në lëvizjen e lirë të Shqiptareve

Tiranë, 9 tetor NOA - Kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp dhënë mesditën e sotme i ka bërë thirrje Edi Ramës t'i japë fund bojkotit të Parlamentit dhe të kontribuojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Më tej Berisha i bëri thirrje publike Ramës t'i paraqesë ankesat e tij në Prokurori.

"Prokuroria ka tagrin të marrë të gjitha vendimet e duhura. Rama të gjejë të gjitha argumentet pretekstet t'i paraqesë prokurorisë dhe qoftë ajo e rretheve apo qoftë e Prokuroria e Përgjithshme kanë tagrin e plotë të hetimit të urdhërimit të shqyrtimit të çështjes nëse dalin jashtë sistemit gjyqësor unë e garantoj zotin Rama se kjo është interesi më i keq i çdo qytetari shqiptar i çdo force politike i kujto" u shpreh Berisha.

Ai shtoi se opozita ka të drejtën e protestës por sipas tij tashmë Shqipëria ndodhet në një periudhë të rëndësishme duke shqyrtuar proçese historike ku nevojitet kontributi i opozitës.

"Duhet të mendoj shumë mirë se shansi është shans, është historik nuk të jepet mundësia dy herë për të kontribuar në lëvizjen e lirë dhe duhet të jesh aty.

Është kohë historike, kanë pritur shekujt shqiptarët që të lëvizin në Evropë.

Me protesta mendon se do të bindesh Evropën nuk është gjë e mirë, mund të protestosh por kur s'ke një bazë ligjore, nuk është e drejtë" shtoi më tej kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE