Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Intelektualë e 72 shoqata kundër marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë
English

Intelektualë e 72 shoqata kundër marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë

Tiranë, 9 tetor, NOA - Përfaqësues nga 72 shoqata shqiptare dhe intelektualë vendas kanë dalë sot publikisht kundër marrëveshjes së kufirit me Greqinë.

Përmes një konference të posaçme ata kanë shprehur kundërvëniet e tyre ndaj marrëveshjes që tashmë ka kaluar për miratim në Kuvend, ku rishiten kufijtë ujorë në jug të vendit me shtetin fqinj.

"Nuk ka patur transparencë për hartimin e paktit mbi kufirin detar Greqi-Shqipëri", ka thënë lidhur me një fakt të tillë, intelektuali Arben Puto.

Sipas tij, duhet që më parë të ballafaqohen argumentat, para se të merret ky vendim, i cili sipas tij cenon raportet e Shqipërisë me shtetin fqinj.

Ndërsa politikani Pëllumb Xhufi, ka pohuar se kjo nuk është histori e re që vendi ynë ka me Greqinë.

"Na kujton shitjen e Shën-Naumit që Zogu ua fali jugosllavëve në këmbim të marrjes së pushtetit. Atëhetë, edhe mund ta kuptonim një afkt të tillë, por sot, si mund t'ia vëmë emrin kësaj shitje që po realizon qeveria?", tha lidhur me një fakt të tillë Xhufi.

n.e/NOA

KOMENTE