Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen babë e bir, vodhën shtëpinë e kryetarit të qarkut të Gjirokastrës
English

Kapen babë e bir, vodhën shtëpinë e kryetarit të qarkut të Gjirokastrës

Tepelenë, 9 tetor, NOA - Forcat e policisë së Tepelenës kanë mundur të ndalojnë mëngjesin e sotëm dy persona, babë e bir, të cilët dyshohet se janë autorë të një vjedhje të kryer në bashkëpunim në muajin qershor në banesën e kryetarit të qarkut Gjirokastër, Arben Çulli, në Tepelenë.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se dy të ndaluarit janë Kaso Zhola, 46-vjeç dhe djali i tij Zeman Zhola, 18-vjeç, që të dy lindur dhe banues në fshatin Veliqot.

Kapja dhe ndalimi e tyre u bë për arsye se më datën 18 qershor, ata kanë vjedhur në banesën e të lartpërmendurit Arben Çulli, shumën e 1.5 milionë lekëve të reja, si edhe katër aparate celularësh.

Në lidhje më këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasëve të sipërpërmendur i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.

KOMENTE