Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli i Sigurimit të OKB: Trupat NATO të qëndrojnë dhe 1 vit në Afganistan
English

Këshilli i Sigurimit të OKB: Trupat NATO të qëndrojnë dhe 1 vit në Afganistan

Uashington, 9 tetor, NOA - Këshilli i Sigurimi i Kombeve të Bashkuara ka miratuar vendimin për zgjatjen edhe me   një vit të mandatit të trupave të aleancës ndërkombëtare ushtarake në Afganistan.

Në rezolutën e miratur njëzëri kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare shtimi me ushtarë të tjerë dhe materiale i trupave të udhëhequra nga NATO-ja, duke kërkuar në parim që Aleanca e Atlantikut Verior t'i vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e kapaciteteve të forcave të sigurisë së Afganistanit, në mënyrë që ato të mund të kujdesen për mbrojtjen e këtij vendi. Ndërkaq, komandati amerikan i NATO-s në këtë vend, në emër të nismës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Stanley McChrystal, ka kërkuar kohët e fundit shtimin e numrit të trupave dhe me 40 000 ushtarë.

Në këtë misioni ndodhen aktualisht rreth 60.000 ushtarë nga 42 vende dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është i mendimit se ata duhet të qëndrojnë të paktën edhe për një vit në Afganistan, pasi po shtohen rastet terroriste.

KOMENTE