Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komanda e Sh.B.A për Europën dhuron furnizime dhe pajisje për Qendrën Shëndetësore Rajonale të Këlcyrës
English

Komanda e Sh.B.A për Europën dhuron furnizime dhe pajisje për Qendrën Shëndetësore Rajonale të Këlcyrës

Përmet, 9 tetor NOA - Komanda e Sh.B.A për Europën, nëpërmjet Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje të Ambasadës Amerikane, dhuroi për Qendrën Shëndetësore Rajonale në Këlcyrë të Përmetit, furnizime dhe pajisje mjekësore me vlerë 59.000 dollarë.

Kjo Qendër Shëndetësore i shërben 12.000 banorëve që jetojnë në këtë zonë. Dhurimi synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit shëndetësor që u jepet qytetarëve shqiptarë.

Zyra e Sh.B.A për Bashkëpunim në Mbrojtje ka siguruar asistencë humanitare për Shqipërinë që në vitin 1999.

Projekte të tjera kanë përfshirë furnizime, rindërtime shkollash dhe qendrash mjekësore dhe zhvillimi i sistemeve të ujit të pijshëm.

e.r/NOA

KOMENTE