English

Kryediplomati Hyseni, sot në konferencën e ministrave të Jashtëm në Bruksel

Bruksel, 9 tetor, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, do të marrë pjesë në konferencën e ministrave të Jashtëm që do të jenë të pranishëm në samitin "Bashkëpunimi mes të Bashkimit Evropian, Mesdheut dhe Gjirit Persik për energjinë e ripërtërishme".

Bëhet e ditur se ministri Hyseni merr pjesë në këtë aktivitet me ftesë të komisioneres së Bashkimit Evropian për marrëdhënie me Jashtë, Benita Ferrero Valdner. Ndërkaq, mësohet se në Bruksel, ministri Hyseni do të ketë takime të shumta me zyrtarë të Komisionit dhe Parlamentit Evropian si dhe të Aleancës Veriatlantike NATO.

Po sot, ministri Hyseni do të ketë një takim të veçantë me ministrin e jashtëm të Mbretërisë së Belgjikës, Ives Leterme, me të cilën do të diskutojë mbi problematikat aktuale të shtetit të ri të Kosovës.

KOMENTE