English

Ministri i Transporteve konfirmon: Prej së dielës, do mbyllet tuneli i Kalimashit

Tiranë, 9 tetor, NOA - Prej ditës së dielës do të mbyllet tuneli i Kalimashit, i cili ndodhet përgjatë autostradës së re Durrës-Kukës, e inauguruar vetëm pak ditë para fushatës elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ky lajm u konfirmua nga ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, sipas të cilit një masë e tillë do të ndërmerret për shkak të sigurimit të mbarëvajtjeve të disa punimeve të fundit riparuese në këtë tunel.

Kjo në fakt, nuk është hera e parë që tuneli i Kalimashit bllokohet për shkak të kryerjes së punimeve, në një kohë kur ai figuron si i përfunduar.

n.e/NOA

KOMENTE