English

Pakistan, talebanët hedhin në erë një makinë, vdesin 50 persona mes tyre edhe fëmijë

Pakistan, 9 tetor NOA - Më shumë se 50 të vdekur mes tyre edhe fëmijë dhe qindra të plagosur është bilanci i një makine bombë që shpërtheu sot në Pakistan.

Shpërthimi ndodhi në qytetin pakistanez të Peshawar-it kur mbetën të vrarë afro 50 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një makinë bombë.

Sipas autoriteteve makina bombë ishte e mbushur me municion dhe ishte ndërtuar të shkaktonte viktima maksimale.

Mes viktimave janë edhe disa fëmijë të cilët po kalonin pranë vendit të shpërthimit ndërsa sapo kishin dalë nga shkolla.

Sipas policisë shpërthimi mund të jetë kryer nga talebanët.

k.k/NOAÂ

KOMENTE