Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tensionet politike në Bosnjë, Bildt dhe Stejnberg takim me vendasit për zgjidhjet
English

Tensionet politike në Bosnjë, Bildt dhe Stejnberg takim me vendasit për zgjidhjet

Sarajevë, 9 tetor, NOA - Ministri i Jashtëm i Suedisë, vendi i cili kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe zëvendës/sekretari amerikan i Shtetit, Xhim Stejnberg, pritet të takohen sot me liderët myslimanë, serbë dhe kroatë të Bosnjës për të gjetur zgjidhje mbi tensionet e fundit politike të krijuara në këtë vend.

Takimi i parashikuar të mbahet në një bazë paqeruajtëse ushtarake të Bashkimit Evropian, afër Sarajevës, parashikon që të diskutojë alternativat e mundshme të zgjidhjes së konflikteve më përpjekje për të ndihmuar në uljen e tensioneve politike në këtë vend.

Këto përpjekje për synim kanë të krijojnë mundësi për këtë vend të ndarë etnikisht që të lëvizë drejt reformave të domosdoshme dhe anëtarësimit të pritshëm në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Rivaliteti midis Republikës Serbe dhe federatës myslimano-kroate ka bllokuar punën e qeverisë qendrore dhe ka pezulluar reformat për integrimin evropian të Bosnjë-Hercegovinës, prandaj ndërkombëtarët ndihen mjaft të shqetësuar për situatën aktuale politike në këtë vend që aspiron të futet në Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE