Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës shpjegon pse ndërmori aksion për lokalet në zonën e ish-Bllokut
English

Bashkia e Tiranës shpjegon pse ndërmori aksion për lokalet në zonën e ish-Bllokut

Tiranë, 10 tetor NOA - Bashkia e Tiranës, tha sot se u detyrua të ndërmerrte një aksion lokalet dhe baret që ushtrojnë aktivitetin e tyre në orët e vona të natës duke marrë shkas nga problematika e kohëve të fundit, lidhur me shqetësimet dhe ankesat e banorëve dhe qytetarëve të ndryshëm.

Aksioni erdhi pasi këto lokale kishin nivel të lartë zhurmash që shkaktonin, ndaj Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Drejtorinë e Tatim-taksave pranë Bashkisë së Tiranës si dhe me mbështetjen e pakursyer të Policisë së Rendit, ka ndërmarrë aksionin për gjobitjen dhe mbylljen e disa lokaleve.

"Ato, me zhurmat dhe muzikën e lartë deri në orët e vona të natës ishin kthyer në një shqetësim për qetësinë e banorëve", - sqaroi zyra për shtyp e bashkisë së Tiranës.Â

Aksioni është shtrirë në të gjithë kryeqytetin, brenda dhe jashtë Unazës, por kryesisht në zonën e ish-Bllokut, si një zonë mjaft e frekuentuar në orët e vona të natës dhe ka zgjatur nga ora 23.00 e mbrëmjes së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit.

"Qëllimi i këtij aksioni nga Policia Bashkiake e kryeqytetit dhe strukturat që e mbështesin ishte mbyllja e aktivitetit pas orës 23.00 e mbrëmjes e lokaleve të cilat rezultuan pa dokumentacion të rregullt dhe që shkaktojnë zhurma, duke ndikuar kështu negativisht në qetësinë e qytetarëve. 12 lokale dhe bare u mbyllen nga policia bashkiake ne bashkëpunim me policinë e rendit", - deklaroi zyra e shtypit.

Ajo paralajmëroi se "aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim dhe Policia Bashkiake në bashkëpunim me strukturat e tjera përgjegjëse do të vazhdojë të jetë edhe më e pranishme, edhe më e gatshme, edhe më e aftë dhe e përgatitur, për t'iu gjendur pranë qytetarëve dhe për të siguruar qetësinë e jetës në komunitet".

f.sh/NOA

KOMENTE