Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët e PS: Nëna dhe baballarë, protestoni pse ju hoqën nga vendet e punës
English

Deputetët e PS: Nëna dhe baballarë, protestoni pse ju hoqën nga vendet e punës

Tiranë, 10 tetor NOA - Një grup deputetesh të Partisë Socialiste, dolën sot me një thirrje për nëna dhe baballarë, që të protestojnë "pse ju hoqën nga vendet e punës".

Mimi Kodheli, Vasilika Hysi, Englantina Gjermeni dhe Olta Xhaçka dolën para mediave në një deklaratë të përbashkët ku ftuan "të gjithë qytetarët e Tiranës që të jenë sot në orën 5 pasdite, përpara selisë së kryeministrisë, për t'i treguar Sali Berishës se shqiptarët nuk janë çetë e tij, që ai mund t'i përdorë si të dojë".

"Duhet t'i tregojmë Sali Berishës dhe qeverisë së tij se jemi qytetarë të lirë dhe jo ushtarë të tij", - tha Mimi Kodheli.

"Ftojmë të gjithë ata që ndihen të nëpërkëmbur nga ky pushtet që nuk është i qytetarëve por i qeveritarëve, që flaken nga dyert e institucioneve vetëm se besuan apo mbështetën opozitën, në zgjedhjet e 28 qershorit", - vijon deklarata.

"Ftojmë të gjithë nënat dhe baballarët që janë kërcënuar dhe shkelur me këmbë nga pushteti, të shprehin me pjesëmarrjen dhe zërin e tyre në orën 5 pasdite revoltën e tyre ndaj një pushteti klanor e familjar, që nuk mendon për të ardhmen evropiane të shqiptarëve por vetëm për interesat e tyre", - vijon thirrja e grave deputete të PS.

f.sh/NOA

KOMENTE