Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fillon protesta e opozitës, Majko: Kjo qeveri s'ka guxim të hapë kutitë
English

Fillon protesta e opozitës, Majko: Kjo qeveri s'ka guxim të hapë kutitë

Tiranë, 10 tetor NOA - Protesta e opozitës sapo ka nisur në bulevardin e madh "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë.

Rreth 9 parti opozitare dhe shoqata të deklaruara kundër qeverisë së Berishës, kundërshtojnë rezultatin e 28 qershorit duke kërkuar hapjen e kutive për të cilat ata mendojnë se është manipuluar me votën e elektoratit të tyre.

Mitingun e madh të opozitës e ka hapur anëtari i kryesisë së PS, Pandeli Majko.

Në fjalën e tij, Majko ka deklaruar se qeveria nuk ka guxim të hapë kutitë.Â

"Jemi këtu të majtë e të djathtë, gjithë grupi parlamentar i PS sepse sot me kutitë e mbyllura është turp të shkosh në parlament dhe është turp të punosh politikan", u shpreh Majko.

Sipas tij verifikimi i votës është konkluzion i viteve të vështira të tranzicionit ku kutitë janë mbyllur e varrosur me rezultatin brenda.

"Sot kjo qeveri kërkon të zhvarrosë Nolin, Zogun e Nënë Terezën ndërsa s'ka guxim të zhvarrosë votën e shqiptarëve", tha ai.

Berisha, vijoi Majko, thotë drejtojuni drejtësisë por cilës drejtësi mund t'i drejtohesh kur kjo drejtësi ende s'ka gjetur vrasësit e një deputeti.

"Sot kjo qeveri është një kuti e pahapur, prokuroria është një kuti e pahapur", theksoi Majko.Â

Më pas e kanë marrë fjalën, përfaqësues të shoqatave, si ajo e minatorëve dhe shoqata e familjeve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit.

m.i/NOA

KOMENTE