English

Polonia ratifikon Traktatin e Lisbonës, dokumenti firmoset nga presidenti

Bruksel, 10 tetor NOA-Presidenti polak, Lech Kaczynski ka nëshkruar sot traktaktin e Lisbonës duke lënë kështu vetëm një vend të BE-së pa e ratifikuar, Republikën Çeke.

Traktati duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropiane, që të hyjë në fuqi.

Ai ka si qëllim që ta bëjë më të thjeshtë vendimarrjen në bllokun e zgjeruar.

Një tjetër objektiv është rritja e prestigjit ndërkombëtar, duke krijuar postin e presidentit të BE-së.

Zoti Kaczynski e nënshkroi dokumentin në një mënyrë ceremoniale, përpara të ftuarve ku përfshiheshin presidentët e Komisionit Evropian, të Parlamentit Evropian dhe të kryeministrit suedez, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së.

Procesi i ratifikimit ka qenë mjaft i gjatë për Poloninë.

Parlamenti e aprovoi atë 18 muaj më parë, por kur irlandezët votuan kundër, zoti Kaczynski tha se nuk kishte kuptim që të nënshkruhej, derisa ata të ndryshonin mendje.

Presidenti ishte gjithashtu i ndërgjegjshëm se disa mbështetës të partisë kryesore të opozitës, asaj për Ligj dhe Drejtësi, që drejtohet nga vëllai i tij binjak, Jaroslaw, janë më euroskeptikë, sesa shoqëria polake në tërësi.

Sipas një sondazhi, shumica e polakëve dëshironin që traktati të ratifikohej.

Parlamenti çek e ka miratuar traktatin, por kritikët e tij vërejnë se është qeveria dhe jo presidenti ai që negocion traktatet ndërkombëtare.

Presidenti Vaclav Klaus ka thënë se nuk do ta nënshkruajë, derisa Gjykata Kushtetuese Çeke të marrë një vendim lidhur me një vërejtje ligjore të depozituar nga senatorë që janë aleatë të tij.

Ky vendim i presidentit ka pasur një ndikim në Bruksel.

Zyrtarët thonë se samiti i ardhshëm që pritet të mbahet në fund të tetorit, tani ndoshta do të adresojë shqetësimet çeke, sesa të merret me seleksionimin e zyrtarëve për postet e reja që krijon Traktati i Lisbonës. BBC/

KOMENTE