Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta, sot opozita në shesh për hapjen e kutive të votimit
English

Protesta, sot opozita në shesh për hapjen e kutive të votimit

Tiranë, 10 tetor, NOA - Forcat opozitare, si të majta e të djathta, të kryesuara nga Partia Socialiste do të organizojnë sot një protestë në bulevardin kryesor të kryeqytetit, para institucioneve qendrore si Kryesia e Kuvendit apo Kryeministria, me kërkesën kryesore, atë të hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

E revoltuar prej kohësh nga e ashtuquajtura sipas saj "masakra elektorale", opozita kërkon me çdo kusht rinumërim të votave për qendrat problematike, ku ajo pretendon se mazhoranca i ka vjedhur mandate të pamerituara deputetësh.

Ndërkaq, një kërkesë tjetër e opozitës është edhe ajo e të paturit të shumicës së komisionin parlamentar që pretendon të ngrejë për transparencën e procesit zgjedhor, por duket se hapja e kutive mbetet kërkesa kryesore, pasi edhe pse Berisha në një prononcim për mediat, dje i premtoi Ramës shumicën në një komision të tillë, ai replikoi menjëherë më pas se nuk e pranon këtë kërkesë të tij fyese, por insiston vetëm në hapjen e kutive të votimit, i vetmi akt sipas tij që do të tregojë të vërtetën e "masakrës elektorale të 28 qershorit".

Bëhet e ditur se në këtë protestë sot Partisë Socialiste do t'i bashkohen edhe partitë e tjera opozitare si PBDNJ, PDK, PBL, PSD, G99 apo PDS, si edhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

n.e/NOA

KOMENTE