Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekretarja e Shtetit, letër Bashës: Jam e sigurt, se rrugët tona do takohen sërish
English

Sekretarja e Shtetit, letër Bashës: Jam e sigurt, se rrugët tona do takohen sërish

Tiranë, 10 tetor NOA - Sekretarja e Shtetit e SHBA Hilari Klinton (Hillary Rodham Clinton), i ka dërguar një letër përgëzimi Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, me rastin e emërimit në këtë detyrë.

Në këtë letër Sekretarja Clinton thotë se pret me kënaqësi të bashkëpunoj me pasardhësin tuaj Ministrin e Jashtëm Meta për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët të një Europe Juglindore në paqe dhe prosperitet.

Kurse menjëherë më pas, siguron Bashën: "Jam e sigurtë se rrugët tona do të takohen përsëri", - duke i shprehur edhe "urimet më të mira për detyrat tuaja të reja".

Në letër, Hilari Klinton i thotë ministrit Basha se "ju e lini Ministrinë e Jashtme me arritjen e jashtëzakonshme të futjes së kombit tuaj në NATO dhe garantimin e një trashëgimie sigurie dhe bashkëpunimi euroatlantik për popullin e Shqipërisë".

Po ashtu, Klinton i shpreh falënderime Bashës, "për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i dhatë Kosovës për t'ju bashkuar familjes së kombeve".

 Pres me kënaqësi të bashkëpunoj me pasardhësin tuaj Ministrin e Jashtëm Meta për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët të një Europe Juglindore në paqe dhe prosperitet.

f.sh/NOA

KOMENTE