Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balli Kombëtar Demokrat komenton vendimin për kthimin e eshtrave të familjes mbretërore
English

Balli Kombëtar Demokrat komenton vendimin për kthimin e eshtrave të familjes mbretërore

Tiranë, 11 tetor NOA - Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka dhënë sot përkrahjen e saj për nismën e qeverisë shqiptare për kthimin në atdhe të eshtrave të Mid'hat Frashërit, Ahmet Zogut, Fan Nolit dhe Nënë Terezës.

Kryetari i kësaj partie joparlamentare, doli sot para mediave dhe tha se veç këtyre, kjo qeveri dhe qeveritë në vazhdim duhet të punojnë për kthimin e gjithë personaliteteve të kombit që prehen jashtë atdheut.

"Këto figura të shquara të kombit u detyruan të punojnë jashtë Shqipërisë për shkakt të politikës së përjashtimit që ndoqi diktatura edhe pse një pjesë e tyre ishin themelues të shtetit shqiptar", - tha z.Roshi.

Ai kujtoi faktin se Mid'hat Frashëri paralajmëroi vazhdimisht dhe me këmbëngulje se e keqja më e madhe e Shqipërisë ishte komunizmi dhe historia i dha të drejtë.

"Asnjë pushtues nuk i ka sjellë aq viktima, mjerim dhe injorancë Shqipërisë sa komunizmi. Me kthimin e tyre, shoqëria jonë hedh një hap tjetër drejt lartësimit shpirtëror të saj", - tha Roshi.

Sakaq ai konsideroi se megjithatë, Shqipëria ende nuk është ndarë qartë nga diktatura, kur konkretizoi se sipas tij, tekstet e historisë ende vazhdojnë të dominohen nga qasjet komuniste të historianëve.

Po ashtu ai vlerësoi se "arkitektët e komunizmit ende nuk janë dënuar - qoftë edhe pas vdekjes - si kriminelë dhe e ashtuquajtura luftë nacionalçlirimtare ende nuk thirret me emrin e saj të vërtetë: luftë civile, të cilën e nxitën komunistët".

Roshi sqaroi se nuk është çështja të dënojmë ndokënd për shkak të urrejtjes, por të vendosim marrëdhënie korrekte me të vërtetën dhe disa standarde morale që do të na ndihmojnë nga gabimet në të ardhmen.

Më tej ai tha se edhe refuzimi nga disa forca politike i njohjes së zgjedhjeve më të mira që ka bërë Shqipëria në këto njëzet vjet, është pasojë e diktaturës që e rrënjosi thellë mentalitetin e përjashtimit dhe shkatërroi vlerat demokratike.

"Tirana është drejtuar nga komunistët dhe pasardhësit e tyre për më shumë se gjysmë shekulli dhe ata nuk ishin të aftë as të ndërtonin një bulevard cilësor në këtë qytet. Bulevardi ku ata protestojnë sot është ndërtuar në periudhën e mbretërisë", - tha Roshi, duke nënkuptuar tubimin e mbrëmshëm të opozitës.

Në fund të deklaratës së tij, kryetari Artur Roshi tha se "Partia e Ballit Kombëtar Demokrat u bën thirrje gjithë partive të Tiranës të punojnë në mënyrë konstruktive për konsolidimin e demokracisë sonë, sepse vetëm kështu do të realizohet pa vështirësi procesi i bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm, i cili tashmë ka nisur".

e.r/NOA

KOMENTE