English

Demokracia e Re e Shkupit: Të lidhen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën

Shkup, 11 tetor NOA - Partia Demokracia e Re në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i kërkon BDI-së të mbajë premtimin e saj për të vendosur marrëdhëniet diplomatike me Kosovën.

"Shqiptarët që votuan BDI-në më 1 qershor 2008, u thanë po premtimeve parazgjedhore të BDI-së, nënshkruan me dorën e tyre marrëveshjen mes të cilave përfshihej edhe njohja e pavarësisë së Kosovës si dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me të njëjtën.

Sot, plot një vit e katër muaj BDI është pjesë e qeverisë dhe plotë 1 vit e dy ditë që Maqedonia e njohur pavarësinë e Kosovës.

Pyesim publikisht BDI-në: edhe sa vite ju duhet që të bindni qeverinë për të vendosur marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash me shtetin e Kosovës?" thuhej në deklaratën e lëshuar nga Demokracia e Re.

Sipas kësaj partie, funksionarë të BDI-së, një ditë para heshtjes parazgjedhore të zgjedhjeve të 2008, premtuan se një ditë pas fitores së zgjedhjeve do e njohin pavarësinë e Kosovës, premtimet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, ndërsa krerët e shtetit tentojnë të Â bind për çdo ditë se marrëdhëniet diplomatike me Kosovën do të vendosen shumë shpejtë.

"Të nderuar funksionarë të BDI-së, na tregoni me cilën njësi matëse e matni kohën?

Opinioni më i gjerë është dëshmitarë për pozicionin inferiorë të BDI-së në Qeveri. Shqiptarët dhe qytetarët tanimë e kanë të qartë se prijësit e tyre prioritet i kanë interesat klanore dhe grupore, e kanë të qartë se funksionarët e BDI-së konsultohen vetëm me ambiciet e tyre personale dhe jo me interesin e qytetarëve.

Ju ministra të BDI-së, përveç që lexoni dhe votoni "PRERODBEN" e VMRO-DPMNE-së, jemi shumë kureshtarë të dimë se ç'bëni ju për qytetarët që ju votuan, për shqiptarët, për të gjithë ata që u thanë PO premtimeve tuaja të rrejshme të 2008?

Në emër të Demokracisë së Re, iu bëj thirrje ministrave të BDI-së, ashtu siç e respektojnë dhe votojnë PRERODBËN e afatizuar të VMRO-së, në të njëjtën mënyrë të afatizojnë realizimin e interesave dhe nevojave të shqiptarëve për të cilat janë të zgjedhur. Nëse ju nuk e bëni këtë shqiptarët do ta afatizojnë jetëgjatësinë tuaj politike" thuhej në deklaratën e partisë Demokracia e Re.

k.k/NOA

Â

KOMENTE