English

Ministri i Arsimit, Tafaj uron studentët: Këtë vit të gjitha studimet e Kartës së Bolonjës

Tiranë, 11 tetor NOA - Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka uruar një ditë para fillimit të vitit të ri akademik, studentët dhe pedagogët, për një vit të mbarë.

Ministri, Tafaj në një deklaratë për mediat ka vlerësuar arritjet e kryera nga paraardhësve të tij në arsimin e lartë, kryesisht në liberalizimin e universiteteve.

Tafaj theksoi sot se brenda këtij viti do të përfundojë klasifikimi i universiteteve për nga cilësia e diplomave ndërsa gjatë këtij viti do të fillojnë të gjitha studimet e parashikuara në Kartën e Bolonjës. Ministri i Arsimit shtoi se do të do të jetë edhe autonome financa e universiteteve publike.

k.k/NOA

KOMENTE