Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muze për viktimat e ish sigurimit sovjetik, Ukraina kërkon dënimin e simboleve komuniste
English

Muze për viktimat e ish sigurimit sovjetik, Ukraina kërkon dënimin e simboleve komuniste

Moskë, 11 tetor NOA-Kryetari i Ukrainës, Viktor Jushçenko, ka deklaruar, në inaugurimin e muzeut kushtuar viktimave të policisë së fshehtë të ish-Bashkimit Sovjetik, se simbolet komuniste duhen "hedhur te mbeturinat e historisë".

"Monumentet për nder të liderëve komunistë, që kanë poshtëruar, urryer dhe vrarë kombin tonë, edhe më tej gjenden në qytetet dhe fshatrat tona", ka thënë Jushçenko.

Ai ka shtuar se "është koha që Ukraina të lirohet nga simbolet sataniste dhe që simbolet komuniste të dërgohen në deponitë e historisë".

Ukraina dhe Rusia nuk pajtohen për disa ngjarje historike, siç është uria e madhe që e shkaktoi Stalini në vitet 1932-1933 dhe që Jushçenko kërkon të njihet si gjenocid, sepse 4 deri 10 milionë ukrainas vdiqën nga uria.

Moska konsideron se uria kishte përfshirë gjithë ish-Bashkimin Sovjetik dhe se Ukraina nuk ishte viktimë e veçantë.

KOMENTE