English

Sejdiu i bën apel qeverisë: Harto ligjin për investimet në Prishtinë

Prishtinë, 11 tetor NOA-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka kërkuar qeverisë të hartojë sa më parë ligjin për kryeqytetin, Prishtinën.

Sejdiu ka deklaruar se ka ardhur koha që Prishtina të trajtohet në mënyrë specifike njësoj si kryeqytetet evropiane.

"Është borxh dhe obligim i Qeverisë dhe Parlamentit të nxjerrin një ligj të mirë për Prishtinën, është një projekt që është ofruar si bazë e mirë, ndaj është detyrë e Qeverisë dhe e parlamentarëve ta procedojnë sa më shpejt", tha presidenti Sejdiu.

Sipas Sejdiut, Kushtetuta është shprehur qartë se duhet një ligj specifik për kryeqytetin.

Këtë deklaratë presidenti e bëri gjatë vizitës në lagjen "Arbëria" në Prishtinë, ku pa nga afër ecurinë e punimeve në unazës qendrore, që është njëri ndër investimet më të mëdha në kryeqytet.

m.i/NOA

KOMENTE