English

Urdhri i Olldashit, mbyllet sonte pa afat të përcaktuar tuneli i Kalimashit

Tiranë, 11 tetor NOA - Duke filluar nga mbrëmja e sotme tuneli i Kalimashit do të mbyllet për një periudhë të pacaktuar për automjetet.

Disa ditë më parë, ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka deklaruar se ky vendim është marrë për shkak të punimeve në brendësi të tunelit nga kompania ndërtuese.

"Nga ora 19:00 e ditës së dielë, datë 11 tetor 2009, tuneli i Thirrës, segmenti Rrëshen-Kalimash", - sqaroi z.Olldashi, pa folur për datë të saktë të rihapjes së tij.

Tuneli do të mbyllet me qëllim që t'i jepet mundësi firmës ndërtuese të plotësojë me elektromekanikën e domosdoshme të funksionimit normal të dy tubave të tunelit.

Së dyti mbyllja do të bëhet për të sistemuar një presion gjeologjik të krijuar nga një shtresë e paqëndrueshme në një segment të vogël, situatë kjo e paparashikuar.

Duke qenë se punimet do të kryhen në të dy tubat kalimi në segmentin Reps-Kalimash do të jetë i pamundur dhe do të kryhet përmes segmentit të vjetër rrugor në drejtimin Morinë- Kukës-Shpalm-Rreps- Rrëshen-Milot", bëri të ditur ministri  Olldashi.

m.i/NOA

KOMENTE