English

Ushtria pakistaneze liron pengjet e marra nga islamikët

 Pakistan, 11 tetor NOA-Me një sulm të papritur, njësitë speciale të ushtrisë pakistaneze kanë depërtuar në një ndërtesë të garnizonit në Ravalpindi, ku kryengritësit po mbanin peng disa ushtarë dhe civilë.

Sipas të dhënave të një zëdhënësi të ushtrisë u liruan 39 pengje.

Gjatë sulmit dhe lirimit të pengjeve janë vrarë 20 vetë, mes tyre disa ushtarë dhe pengje. Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Klinton, tha se ekstremistët kërcënojnë autoritetin e shtetit.

Megjithatë armët atomike të Pakistanit janë të sigurta.

KOMENTE